Thursday, August 6, 2020

10 udhëtimet më të rrezikshme turistike në botë!

Në turizmin ekstrem, udhëtarët shkojnë në zonat më të rrezikshme në të gjithë botën dhe provojnë pengesat më vdekjeprurëse për të ndjerë shpërthimin e adrenalinës dhe emocioneve. Ka shumë aventurierë që e bëjnë këtë kategori te veçantë udhëtimesh e njohur si turizmi ekstrem.  Të tilla destinacione janë malet e larta, shpellat, vullkanet, hedhjet nga lartësitë, zhytjet në thellësi apo zhytjet me kafaz. Në këtë artikull ju sjellim dhjetë nga udhëtimet më të rrezikshme ku turistët rrezikojnë jetën e tyre.


Shpella Gëlltitëse në Meksikë

Shpella Gëlltitëse në San Luis Potosi, Meksikë është një ndër shpellat vertikale më të thella në botë, me një gjerësi 160-205 metra dhe me thellësi  1.220 metra. Zakonisht turistët e përdorin këtë shpellë për hedhje me parashutë. Duhen rreth dhjetë sekonda që kërcyesit me parashutat e tyre të shkojnë nga maja e vrimës deri në fund. Natyrisht çdo gabim në ulje të fortë mund të rezultojë me vdekje.

Riviera Sac Actun në Meksikë

Nëse një shpellë e thellë nuk ishte aq e frikshme, le ta provojmë një tjetër nën ujë! Mban rekordin si shpella më e gjatë nënujore e zbuluar ndonjëherë në Tokë, shkon deri në 350 kilometra gjatësi, ka një thellësi mesatare prej 21 metrash, dhe ka një thellësi maksimale 120 metra. Ajo që e bën të frikshme shpellën është fakti se ka pasur qindra situata të shembjes së çatisë me kalimin e kohës. Tingëllon si vendi i përsosur për një vizitë me plot adrenalinë dhe frikë.


Rruga e Vdekjes - Bolivi

Rruga e Vdekjes, ose Rruga Yungas e Veriut, nuk është vendi për të marrë një udhëtim të qetë me biçikletë. Ndërsa janë vendosur më shumë masa paraprake të sigurisë në ditët e sotme, dikur por edhe tani është akoma e njohur si rruga më e rrezikshme në botë. Vetëm 10 metra e gjerë, me mjegull të vazhdueshme, rrëshqitje të tokës, kaskada dhe shkëmbinjtë që bien nga 2,000 metra. Epitetin e rrugës së vdekjes e merr edhe për faktin se 300 persona kanë vdekur atje çdo vit deri në 1994. Tani aty organizohen turne me biçikletë për turistët ekstrem. Edhe gjatë dekadës së fundit vazhdimisht janë raportuar vdekje çiklistësh në këtë rrugë.

Mount Hua – Kinë

Ngjitja në këtë mal është vlerësuar si një nga shëtitjet më të rrezikshme në botë, kështu që natyrisht, kjo është karremi perfekt për turistët ekstrem. Shumë veta zgjedhin të shkojnë në "shtigjet me dërrasa", për të cilën thuhet se shkakton 100 vdekje në vit. Ura me dërrasa përdoret që alpinistët të ngjiten në majën tjetër duke ecur nëpër një rrugë të gjerë vetëm prej 0.3 metrash. Ajo është ndërtuar përgjatë anës së një shkëmbi vertikal.

Pishina e Djallit - Zambia & Zimbabve

Pishina e Djallit ju jep një pamje të bukur, por me nje kosto që mundë të përfundojë me humbje jete? Mijëra vjet erozion kanë krijuar pishina të ndryshme gurësh në krye të Ujëvarave Victoria. Një prej këtyre pishinave shkëmbore ndodh të jetë në skajin e ujëvarës. Mjafton vetëm një lëvizje e gabuar dhe ju mundë të bini poshtë pishinës dhe të vdisni, pavarësisht faktit se vizitat bëhen me udhëzues dhe përcjellës të trajnuar.

Kafazi i Vdekjes - Australi

Është Australia vendi që po u ofron turistëve mundësinë për të hyrë në diçka që quhet "Kafazi i Vdekjes"! Kafazi i Vdekjes është një kuti e tejdukshme që është bërë thjesht prej 4 centimetra materiali akrilik. Ju futeni në atë kafaz dhe zhyteni në ujë, ku do të shihni dhe do të përballeni me agresivitetin e krokodilëve, apo peshkaqenëve! Turistët raportojnë se ishin në gjendje të shihnin gërvishtjet e dhëmbëve të krokodilëve në kafazin e tyre. Nëse kjo ende tingëllon tërheqëse për ju, ju jeni të mirëpritur ta provoni këtë në Crocosaurus Cove.

Preikestolen - Norvegji

Nëse jeni adhurues i hedhjeve në ajër, atëherë Preikestolen, i njohur ndryshe si Shkëmbi i Predikuesit, konsiderohet si shkëmbi më i rrezikshëm nga të gjitha shkëmbinjtë e Norvegjisë. Ky shkëmb i pjerrët ngrihet 1.982 metra mbi ujë. Raportohet se ka pasur disa viktima në këtë vend, kryesisht të turistëve që ishin përpjekur të bënin fotografi shumë pranë skajit të shkëmbit. Shkëmbi shfrytëzohet kryesisht për sportin extrem të kërcimit. Nëse keni vendosur të vizitoni këtë destinacion keni kujdes.

 

Ujëvarat e Iguazu- Argjentina dhe Brazili

Ujëvarat e Iguazu janë në thelb një version gjigand i Ujëvarave të Niagaras. Ka gjithsej 275 ujëvara brenda kompleksit që duket si një tërësi. Ujëvarat Iguazu janë dy herë më të gjata dhe dy herë më të gjera se Ujëvarat e Niagaras. Për të vizituar destinacionin aplikohen turnet me varka por për të shijuar këtë përvojë, gjithmonë ekziston një rrezik. Rrjedhat e ujërave gjatë rënis për të vizituar lokacionin janë të ashpra dhe me plot rreziqe. Është raportuar disa herë për vdekje turistësh për shkak të përmbysjes së varkave.

Vullkani Villarrica - Kili

Kërcimet janë të rrezikshme, por edhe vullkanet po ashtu. Atëherë, çka ndodhë kur kombinohen këto të dyja? Turistët që udhëtojnë për në Pucon, Kili kanë mundësinë të shijojnë këtë përvojë duke kërcyer në një vullkan aktiv. Ky opsion vjen si pjesë e një pakete ekstreme turistike që përfshin gjithashtu kërcime, rrëshqitje dhe aventura tjera si pjesë e itinerarit. Ndjenja për të kërcyer një një gropë gjigande që nxjerrë lavë flakëruese nuk tingëllon aspak argëtuese, por nëse ju e provoni keni një histori të pabesueshme për ti treguar dikujt.

El Caminito Del Rey - Spanjë

E njohur ndryshe si "Rruga e Vogël e Mbretit", ky rrugëkalim kalon nëpër një kanion super të ngushtë që turistët ekstremë duan ta provojnë. Megjithëse vendkalimi është krijuar fillimisht në vitin 1905 si një rrugë për punëtorët që udhëtonin midis dy hidrocentraleve, që nga ajo kohë është bërë i njohur si një tërheqje turistike, veçanërisht për turistët që pëlqejnë të marrin rreziqe. El Caminito Del Rey dikur mbante titullin si "Rruga më e rrezikshme në botë" pasi pesë njerëz vdiqën brenda viteve 1999 dhe 2000. Ajo u mbyll për pak kohë pas polemikave, por u rihap për publikun sërish në vitin 2015.

Burimi i informacionit: https://www.thetravel.com/extreme-tourism-dangerous-places-world/

1 comment: