“Ninja peshkaqeni ndriçues” është i gjatë rreth
gjysmë metri, ndërsa jeton në thellësi rreth 1.000 metra në afërsi të bregdetit
të Oqeanit Paqësor në Amerikën Qendrore
Ndoshta tingëllon çuditshëm, por para do kohe është
zbuluar lloj i ri i peshkaqenit. Ai fshihet në thellësi të ujërave, ka lëkurë
të zezë, por ndriçon në errësirë. Shkencëtarët që e zbuluan e emërtuan “ninja
peshkaqeni ndriçues”.
Siç thekson një revistë shkencore “ninja
peshkaqenin ndriçues” e zbuloi një ekip i qendrës hulumtuese të peshkaqenëve
nga Moss Landinga në Kaliforni. Është zbuluar në Oqeanin Paqësor. Emri zyrtar
në latinisht i këtij peshkaqeni është “Etmopterus benchleyi”.
Ky lloj i ri i peshkaqenit është i gjatë rreth
gjysmë metri, ndërsa jeton në thellësi rreth 1.000 metra në afërsi të bregdetit
të Oqeanit Paqësor në Amerikën Qendrore.
Vicky Vasquez, njëra nga studiueset që kanë gjetur
peshkaqenin konsideron se kombinimi i tij i çuditshëm dhe ndriçimi mundëson pa
mos u vërejtur t’u afrohet “viktimave” të tij.
No comments:
Post a Comment