Shkencëtarët e kanë zbuluar se peshkaqenët e Groenlandës
mund të jetojnë deri në 400 vjet, duke e verifikuar se këto gjallesa janë më
jetëgjatët nga të gjithë kurrizorët.
Julius Nielsen, biologu i Universitetit të Kopenhagenit,
përmes një artikulli të publikuar së fundi në një revistë shkencore thotë se ai
dhe ekipi i tij kanë testuar moshën e 28 peshkaqenëve të Groenlandës për të
verifikuar moshën më të vjetër të tyre.
Gjetja e një peshkaqeni femër të moshës 400 vjeçare,
nënkupton se ajo ka lindur në shekullin e 17-të.
Shkencëtarët thonë se peshkaqenët e Grenlandës rriten
jashtëzakonisht ngadal, vetëm 1 centimetër në vit, ndërsa konsiderohen në moshë
madhore vetëm pasi të arrijnë moshën 150 vjeç.
Ata gjenden thellë në ujin e ftohtë të pjesës veriore të
Oqeanit Atlantik.
Kurrizorët tjerë që kanë jetë shumë të gjatë janë një lloj i
balenave që jetojnë deri në moshën 200 vjeçare.
No comments:
Post a Comment