Janë pesë kompanitë mëdha të industrisë kineze që lëshojnë në atmosferë sasitë më të mëdha të dioksidit të karbonit. China Baowu, prodhuesi më i madh i çelikut në botë, çliron CO2 sa i gjithë Pakistani. Gjiganti shtetëor i naftës, Sinopec Group, dhe një nga filialet e saj, China Petroleum & Chemical, kontribuoi në 2020 në ngrohjen globale më shumë se Kanadaja, e cila është gjithashtu një nga ndotësit e mëdhenj. Megjithëse dihet se kompanitë e mëdha kineze janë të parat në listën e shkaktarëve të ngrohjes globale, nuk ka të dhëna plotësisht të sakta për këto gjigante që menaxhohen nga shteti komunist.