Qyteti Rockport ishte pjesë e shtetit Utah në SHBA dhe u themelua në vitin 1860. Ai u braktis nga banorët në vitin 1957, kur autoritet vendosën që këtë territor në Rockport ta shndërrojnë në një liqen artificial. Në këtë territor jetonin rreth 200 banorë, shtëpitë e të cilëve u mbuluan nga uji, me qëllim që të arrihet sipërfaqja e nevojshme e ujit. Tani, 64 vite më vonë, për shkak të thatësirës ekstreme ky qytet ka dalë sërish mbi sipërfaqen e tokës. Devon Dewey po testonte dronin me të cilin arriti të kapte disa fotografi të qytetit Rockport nga ajri, ndërsa mund të shihen edhe rrugët e vjetra.
No comments:
Post a Comment