Emetimet e karbonit po rriten fuqishëm dhe kryesisht ne 20 vendet më të pasura në botë, sipas një studimi të ri. Raporti thotë se CO2 do të rritet me 4% në të gjithë grupin G20 këtë vit, pasi pësoi një rënie prej 6% në 2020 për shkak të pandemisë. Kina, India dhe Argjentina do të tejkalojnë nivelet e tyre të emetimeve te 2019. Autorët thonë se përdorimi i vazhdueshëm i lëndëve djegëse po minon përpjekjet për të frenuar temperaturat, transmeton euronews. Me vetëm dy javë të mbetura deri në hapjen e konferencës kritike të klimës COP26 në Glasgow, detyra me të cilën përballen negociatorët është e vështirë.
Një nga qëllimet kryesore të kësaj konference është marrja e hapave për të mbajtur brenda mundësive pragun e rëndësishëm të temperaturës 1.5 gradë Celsius. Nëse Glasgow do të ketë sukses në këtë çështje, atëherë vendet që krijojnë më shumë karbon do të duhet të vendosin politika ambicioze.
Grupi G20 është përgjegjës për rreth 75% të
emetimeve globale, të cilat ranë ndjeshëm vitin e kaluar pasi ekonomitë u
mbyllën si rezultat te COVID-19.
Sipas raportit, i përpiluar nga 16 organizata
kërkimore dhe grupe fushate mjedisore, përdorimi i qymyrit në G20 parashikohet
të rritet me 5% këtë vit. Kjo është kryesisht për shkak të Kinës që është
përgjegjëse për rreth 60% të rritjes, por rritja e qymyrit po ndodh gjithashtu
në SHBA dhe Indi. Të gjithë anëtarët e grupit kanë rënë dakord të vendosin
plane të reja të karbonit në tryezë para konferencës në Glasgow.
No comments:
Post a Comment