Për shkak të pandemisë, udhëtimi nga një vend në tjetrin është bërë i lodhshëm dhe shumë më i vështirë. Por një fajkua, me gjasë, nuk duhej të shqetësohej shumë për këtë. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një fajkua ishte pajisur kohët e fundit me një sistem gjurmimi satelitor dhe migroi nga Afrika e Jugut deri në Finlandë. Gjëja zbavitëse e këtij fluturimi ishte se në 42 ditë, ky fajkua fluturoi mbi 10.000 km në vija pothuajse të drejta, me shpejtësi 230 km/ditë.
Ai mori kohë më të gjata fluturimi pranë Evropës dhe më të shkurtra me më shumë ndalesa mbi Afrikën. Kjo tregon se si temperaturat e ndryshme të motit luajnë një rol të madh në përcaktimin e performancës maksimale të një kafshe të veçantë.
No comments:
Post a Comment