Është publikuar Raporti i progresit i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2021. Në kuadër të kapitullit për mjedisit dhe ndryshimet klimatike, është raportuar kryesisht për probleme dhe mos arritje të përmbushjes së objektivave. Megjithëkëtë në kuadër të raportit edhe kësaj here është raportuar për progres të kufizuar në disa fusha. Në mënyrë të veçantë progres i kufizuar gjatë kësaj periudhe raportuese është evidentuar në raportimin mjedisor, identifikimin e burimeve të ndotjes së ajrit dhe në monitorimin e cilësisë së ajrit. “Progres i kufizuar është arritur gjatë periudhës raportuese, veçanërisht në raportimin mjedisor dhe monitorimin e cilësisë së ajrit” thuhet në konkluzionet e Raportit të Progresit në kapitullin e Mjedisit. Ndërsa në pjesën kur flitet për cilësinë e ajrit thuhet në mënyrë specifike: “Ka pasur progres në monitorimin në kohë reale, identifikimin e burimeve të ndotjes së ajrit dhe raportimin e cilësisë së ajrit”.
Progres i arritur në këto fusha i atribuohet në mënyrë të veçantë raportimit mjedisor dhe monitorimit të cilësisë së ajrit, dhe identifikimit të burimeve të ndotjes së ajrit që ndërlidhet kryesisht me punën e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe aktiviteteve të saj të bashkëpunimit me donator.
Progres tjetër është vlerësuar edhe në sektorin e mbeturinave ku është evidentuar zvogëlimi i deponive ilegale të mbeturinave, ku raporti i referohet vlerësimit që ka bërë AMMK për këtë problematikë dhe ku thuhet: “Numri i deponive ilegale është ulur nga 2,529 në 2019, 1,489 në 2020 dhe 1,189 në 2021”.
Si progres tjetër që përfshihet në kuadër të sektorit të ujërave është vlerësuar edhe aktiviteti për fillimin e procesit të hartimit të planeve menaxhuese për pellgje lumore.
Tek sektori i mbrojtjes së natyrës si progres është vlerësuar miratimi i Ligjit për shpalljen e specieve të egra, të bimëve dhe kafshëve të mbrojtura dhe strikt të mbrojtura, si dhe krijimi i sistemit të monitorimi për Rrëqebullin ballkanik në Kosovë, që gjithashtu ndërlidhet me angazhimin e Institutit të Mbrojtjes së Natyrës për monitorimin e specieve të rrezikuara përmes kamerave kurth në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile.
Kapitulli i mjedisit ne Raportin e progresitte BE
Burimi i Informacionit: www.ammk-rks.net
No comments:
Post a Comment