Planet e qeverive për të nxjerrë karburante tradicionale deri në 2030-n nuk përputhen me planet për mbajtjen e temperaturave në nivelet e sigurta për t’i bërë ballë ndryshimeve të klimës. Kështu ka deklaruar Organizata e Kombeve të Bashkuara, sipas të cilës vende të ndryshme do të kërkojnë të nxjerrin më shumë se dyfishin e niveleve të kërkuara për të mbajtur të gjallë pragun e temperaturave prej 1.5 gradë Celsius. Ripërdorimi i naftës dhe gazit do rritet ndjeshëm dhe do të shoqërohet me një rënie modeste të përdorimit të qymyrit.
Faktikisht ka pasur fare pak ndryshime që kur raporti i Programit të OKB-së për Ambientin u publikua për herë të parë në 2019-n. Me konferencën e klimës COP26 vetëm një javë larg, fokusi tek ambiciet për reduktimin e karbonit nga çliruesit më të mëdhenj të tij është i madh.
Por pavarësisht zotimeve për zero emetime të bëra nga shumë vende, disa nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës, gazit dhe qymyrit nuk kanë publikuar plane për një reduktim të shpejtë të karburanteve tradicionale, që sipas shkencëtarëve është e nevojshme për të kufizuar temperaturat në vitet e ardhshme.
Më herët gjatë vitit, studiuesit nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet e Klimës paralajmëroi për rreziqet që i kanosen njerëzimit nëse temperaturat rriten me mbi 1.5 gradë celsius këtë shekull. Për t’i mbajtur temperaturat nën pragun në fjalë emetimet e karbonit duhet të reduktohen me 45 për qind brenda vitit 2030, bazuar në nivelet e 2010-s.
Burimi i informacionit: Euronews
No comments:
Post a Comment