Saturday, October 2, 2021

Magjia e “Mrizit të Zanave”

Kuzhina shqiptare është e larmishme dhe e pasur me specialitete të ndryshme. Në të gërshetohen perimet, pemët e brumërat, duke ofruar shije tërheqëse edhe për ndërkombëtarët. Fuqinë dominuese të gatimeve shqiptare, e ka vulosur tashmë sa vite “Mrizi i Zanave” në Fishtë, Shqipëri. Me moton “Mendo globalisht, konsumo lokalisht”, ky resort ja ka dalë që në vazhdimësi të shërbejë produkte bio të zonës. Për shumicën prej tyre, posdeojnë fermë, ndërsa me të tjerat furnizohen nga fshatarët lokal.

Me qëllim që gjithçka të jetë e freskët, “Mrizi i Zanave” ka edhe mënynë që ndryshon, varësisht nga stinët. Pata, thëllënëzat, lëngu i shegës e i trëndafilit, apo ëmbëlsirat e veçanta janë vetëm disa nga specialitetet e këtushme.


Adhuruesit e produkteve që shërbehen në këtë vend, mund edhe të blejnë shumë prej tyre siç është vera e prodhuar tek Mrizi apo edhe djathi.

Për ata që dëshirojnë të shijojnë më mirë pamjen e mrekullueshme që ofron natyra përreth, janë dhomat e kullës së vjetër, e cila është renovuar me aq finesë, saqë për të është shkruar edhe nga mediet ndërkombëtare.

Kushdo që ja ka mësyer bregdetit shqiptar, asessi të mos e anashkalojë një pushim në magjinë e “Mrizit të Zanave”, një vend konkurues me ato botërore, si për nga atraktiviteti ashtu edhe nga cilësia.




No comments:

Post a Comment