Kjo ide për herë të parë u prezantua në vitin 1978. Ekspertët e komunikacionit kishin propozuar që një pjesë të autostradave ta ndajnë me qëllim që të krijohet një hapësirë, me shpresën se do të mund të zvogëlohet trafiku.
Por me zgjerimin e rrugëve, është rritur rreziku nga përplasja me kafshët gjatë kalimit të rrugës. E nëse futeni në shtigjet e dedikuara për kafshë të egra, do ta kuptoni se për çfarë bëhet fjalë.
Disa nënkalime u ndërtuan në vitet e 80-ta, por të parët me standard ishin përuruar në vitet 1996-1997. Sot në mbi 88 kilometra të trans autostradës kanadeze në parkun nacional Banff dhe atë Ioho, ekzistojnë 48 nënkalime dhe mbikalime dhe rrethoja të ndryshme, për të mbrojtur kafshët nga përplasjet e mundshme nga veturat derisa tentojnë të kalojnë rrugën.
Tunelet e betonit që ndërtohen nën autostradë duken pothuajse ngjashëm me ato tunelet tjera për vetura. Por ajo çfarë nuk mund të shohin shoferët është autostrada tjetër mbi ura, që siguron kalim të sigurtë për kafshët e egra.
Me hapjen e tyre, janë zvogëluar aksidentet në 80 për qind, e më së shumti përdoren nga kaprollët ku përplasja e tyre nga veturat është zvogëluar për 96 për qind.
Që nga ndërtimi i këtyre nënkalimeve dhe mbikalimeve, shkencëtarët kanë analizuar lëvizjen e kafshëve tjera si arinjtë, bretkosat dhe kastorët. Të dhënat e mbledhura kanë zbuluar se 13 lloje të kafshëve gjigante kanë kaluar dhe shfrytëzuar infrastrukturën në Banff – nga arinjtë, pumat e deri te delet.
Këto mbikalime e nënkalimet kanë shërbyer si model për vendet e tjera që duan të mbrojnë kafshët – duke zgjeruar rrugët. Hulumtuesit në SHBA dhe Argjentinë kanë vizituar këto vende me shpresën se projektet e tyre do të merren parasysh.
No comments:
Post a Comment