Fotografitë fituese të konkursit fotografik të Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA) ‘Climate Change PIX’ tregojnë se si ndryshimet klimatike tashmë po ndikojnë në Evropë, por edhe se si zgjidhjet e ndryshme mund të bëjnë diferencën. Fituesi i Çmimit Rinor përdor aftësitë artistike për të bërë një deklaratë të guximshme në lidhje me urgjencën globale. Ekspertët e komunikimit mjedisor nga Rrjeti Evropian i Informacionit dhe Vëzhgimit të Mjedisit (Eionet) dhe publiku kanë përzgjedhur gjashtë fitues në konkursin fotografik ‘Climate Change PIX’ në lidhje me ndikimet e ndryshimit të klimës në Evropë dhe veprimet individuale dhe shoqërore të klimës.
Fituesi - Ndikimet e ndryshimeve klimatike në natyrë
"E ardhmja e gjelbër që zhduket", nga Zvonimir Zvonar, kap dy fëmijë që kanë ndaluar së luajtur për të parë zjarret e pyjeve në Rogoznicë, Kroaci, gjatë kësaj vere.
Fituesi - Ndryshimet klimatike ndikojnë në
shoqëri
‘Anija që po fundoset’, nga Musa Talasli, tregon sesi nivelet e ujit të liqenit më të madh të Turqisë, Liqeni Van, janë ulur me sasi rekord. Fotografia është bërë në Edremit.
Fituesi - Zgjidhjet shoqërore për ndryshimin e klimës
‘Qyteti i qëndrueshëm’, nga Antonio Farto, kujton rëndësinë e bërjes së qyteteve më të qëndrueshëm me zona të gjelbra dhe mundësi për çiklizëm dhe ecje.
Fituesi - Veprim individual per ndryshimet klimatike
‘Thyejini rregullat - bëhuni të gjelbër’, nga Fernando Fortes, inkurajon çiklizmin si një veprim konkret, individual që njëkohësisht zvogëlon emetimet dhe përmirëson shëndetin.
Fituesi - Çmimi Rinor
"Shkatërrimi i ëmbël", nga Íris Lilja Jóhannsdóttir, vjen me një mesazh të guximshëm: "Unë dua t'u tregoj njerëzve atë që po i bëjmë Tokës me një analogji të thjeshtë. Ne po lëpijmë Tokën dhe burimet e saj të ëmbla ashtu si akullorja. Le ta shijojmë Tokën tonë të ëmbël dhe të bukur me përgjegjësi! ”
Fituesi - Çmimi i Zgjedhja e Publikut
"Evakuo", nga Cesare Barillà, është skenë nga Nonantola, Itali, ku lumi Panaro përmbyti qytetin dhe i detyroi njerëzit të braktisin shtëpitë e tyre.
No comments:
Post a Comment