Mbretëria e Bashkuar është duke shkuar drejt rregullimit të cilësisë së ajrit dhe rezultatet e fundit janë të kënaqshme. Ajo është renditur në botë në vendin e 15-të në botë për kujdesin për mjedisin dhe menaxhimin e cilësisë së ajrit. Hulumtimi i bërë nga comparethemarket.com thotë se Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet më të ndërgjegjshëm për mjedis të pastër. Hulumtimi ka marrë për bazë masat që lidhen me energjinë, gjelbërimin dhe burimet e rinovueshme, dhe më pas ka bërë krahasimin se sa eko-miqësore janë dhe këto me mjedisit për të përcaktuar se sa e kënaqshme është cilësia e ajrit.
Shkrime, opinione, analiza, kuriozitete, publikime... me tematikë nga mbrojtja e mjedisit dhe jo vetëm!
Wednesday, September 2, 2020
Kërpudhat, vlerat ushqyese dhe shëndetësore
Kërpudhat
janë gjallesa te veçanta që i takojnë grupit Mykofitava apo Mbretëria e
kërpudhave. Ato nuk janë në gjendje t’i krijojnë materjet organike si bimët me
klorofil. Kërpudhë quhet zakonisht pjesa e dukshme e mykeve shumëqelizore. Në botë ekzistojnë 10 mijë lloje kërpudhash.
50% e tyre janë të pangrënshme. 29% janë të ngrënshme. 20% shkaktojnë sëmundje
dhe 1% janë vdekjeprurëse. Kërpudhat janë të vetmet ushqime jo shtazore që kanë
shijet e mishit. Përveçse të shijshme, kërpudhat janë nga ushqimet me më pak
kalori dhe kanë vlerat e tyre në organizëm edhe n
Konfirmohet prania e Ujkut të Zi në Kosovë!
Anëtarët e Rrjetit të Fotografëve Shqiptarë të Natyrës së Egër (Wildlife Albanian Photographers), Arian Mavriqi dhe Besnik Jakupi, kanë pasur fatin të fotografojnë Ujkun e Zi (Canis lupus), në rajonin e Kamenicës. Ujku i zi, konsiderohet si specie në zhdukje dhe është lloj unik dhe i rrallë për shkak të ngjyrës së zezë së qimes. Për këtë arsye gjuetia e tij në vendet e botës ku është i përhapur dhe po ashtu edhe tek ne ndalohet me ligj.
Në fakt Ujku i Zi, është variant melanik, i Ujkut Gri (Canis Lupus), që është i përhapur sidomos në Evropë. Shkencëtarët shpjegojnë se mutacioni melanik, është një mutacion i trashëguar që shfaqet me ndryshimin e ngjyrave në më të errëta, konkretisht të zezë, në organizmat që normalisht kanë tjetër ngjyrë.
Tuesday, September 1, 2020
A është ky lumi më i bukur në botë?
Kanjo Kristales (Caño Cristales në gjuhën lokale, Crystal Channel në anglisht), ose ylberi që rrjedhë, është një lumë i vendosur në Serrania de la Macarena të krahinës Meta në Kolumbi, dhe është degë e lumit Guayabero. Lumi zakonisht quhet "Lumi i Pesë Ngjyrave" ose "Ylberi i Lëngshëm" dhe shquhet për ngjyrat e tij të mrekullueshme. Lumi shpesh është konsideruar si ndër më të bukurit në tokë, madje National Geographic në një reportazh të tij e cilëson lumin si "Kopshti i Edenit". Shtrati i lumit nga fundi i korrikut deri në nëntor ka ngjyra të ndryshme si të verdhë, jeshile, blu, të zezë dhe veçanërisht të kuqe. Ngjyra e kuqe që dominon lumin vjen nga prania e bimës Macarenia clavigera (familja Podostemaceae) që jeton në shtratin e lumit, dhe që i jep ujit një pamje të bukur, duke e bërë sfondin e shtatit të lumit të duket magjepsës.
Subscribe to:
Posts (Atom)



