Me rastin e samitit të liderëve të G7, është ndërtuar në Cornëall një skulpturë e liderëve të G7, e ndërtuar me mbetje elektronike. E formuar si Mali Rushmore, ajo është quajtur “Mount Recyclemore”, për të nxjerrë në pah dëmin e shkaktuar nga asgjësimi i pajisjeve elektronike. Skulptori Joe Rush tha se ai shpresonte që kjo do të tregonte se pajisjet elektronike që i shkaktojnë një katastrofë të madhe mjedisit duhen të bëhen të ripërdorshme ose të riciklueshme. Sipas një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, më shumë se 53 milion ton mbeturina elektronike u gjeneruan në të gjithë botën në 2019, mbi 9 milion ton më shumë se pesë vjet më parë.
Shtatë udhëheqësit në skulpturë janë Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson, Kryeministri i Japonisë Yoshihide Suga, Presidenti Francez Emmanuel Macron, Kryeministri i Italisë Mario Draghi, Kryeministri Kanadez Justin Trudeau, Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel dhe Presidenti i SHBA Joe Biden.
Vendndodhja është shumë e dukshme përgjatë Hotel Carbis Bay, ku është mbajtur samiti i G7. “Shpresojmë se do të ndërgjegjësohen dhe do të kuptojnë se janë të gjithë së bashku në këtë biznes të mbeturinave. Mesazhi kryesor është: “Bisedoni me njëri-tjetrin’ dhe ta zgjidhim këtë rrëmujë”, tha skulptori.
No comments:
Post a Comment