Sunday, April 28, 2024

Mira Murati, bëhet pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë!

Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati është pranuar ditën e sotme si anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Vendimi është marrë sot në një mbledhje me dyer të mbyllura, pas propozimit të akademiku Anastas Angjeli dhe profesori Dhimitër Tole. Kujtojmë se Mira Murati udhëheq punën e produkteve komerciale në ekipin e inxhinierëve të OpenAI, ku më i suksesshëm ka rezultuar ChatGPT. Puna e saj është vlerësuar për inovacionin dhe shndërrimin në lider në fushën e kërkimit të inteligjencës Artificiale.

Gazetari legjendar i BBC Sir David Attenborough: Ju zbulova botën. Tani shpëtojeni atë!

Prej pothuaj 70 vitesh, David Attenborough është autori, fytyra dhe zëri rrëfyes i disa prej serive më spektakolare mbi natyrën, që janë shfaqur në televizion. Për të qenë më të saktë, zhanri i dokumentarit mbi natyrën ashtu si e njohim sot, ka lindur me të. Në vitin 1953, pas diplommit në shkenca natyrore dhe dy vite shërbim në Royal Navy, ia doli të bindë BBC dhe Kopshtin Zoologjik të Londrës, që të financonin një sipërmarrje të paprecedentë: të filmonin një djalosh natyralisht që bridhte botën, në kërkim të specieve të rralla. Programi pati një sukses të madh. Që atëherë, Attenborough nuk ka pushuar së dokumentuari jetën tokësore, për BBC-në. Sot, në moshën 96 vjeç pasi ka filmuar çdo qoshe të globit (“përveç shkretëtirës së Gobit: asnjë producent nuk do të më dërgonte atje, por do të më pëlqente shumë”), rikthehet me një dokumentar që ka frymëzimin e një testamenti shpirtëror: A life on our Planet, një jetë në planetin tonë (nga 4 tetori në Netflix), është dëshmia e tij e rënies së biodiversitetit.

Media britanike: Saranda qytet mesdhetar i shkëlqyer për pushime

Shqipëria është destinacioni ideal për të gjithë pushuesit që kërkojnë det, rërë dhe mot me diell. Saranda, një qytet bregdetar në jug të vendit i ofron të treja – dhe është jashtëzakonisht i përballueshëm, shkruan e përditshmja britanike “Birmingham Mail”. Qyteti mesdhetar ka një vijë bregdetare mbi 285 milje dhe është i bekuar me 300 ditë me diell në vit. Destinacioni i fshehtë i pushimeve në Rivierën Shqiptare është i njohur për plazhet me rërë, ujërat e pastër dhe atmosferën e qetë. Saranda ndodhet në një gji të hapur në detin Jon dhe ka një klimë mesdhetare, me temperatura maksimale deri në 34 gradë Celsius në korrik dhe gusht, duke e bërë atë një vend të shkëlqyer për pushime në plazh.

Qyteti fantazmë me vlerë qindra milionë euro

Është shkruar shumë herë për qytetet fantazmë nëpër vende të ndryshme të botës. Por, siç shihet, fatkeqësisht ka edhe shumë të tjerë në të gjithë planetin, dhe kjo është historia e një qyteti të tillë që ndodhet në Turqi. Qyteti i kështjellave i quajtur Burj Al Babas në Turqinë veriperëndimore (afër qytetit Mudurn) fillimisht ishte projektuar për të tërhequr mysafirë të huaj. Pasi u ndërtuan më shumë se 500 vila të njëjta në formë kështjelle dhe më shumë se 200 milionë euro u investuan në projekt, pati një rënie të mprehtë në ekonominë turke.