Nga të dhënat rezulton se cilësia e ajrit në Ballkanin Perëndimor është jashtëzakonisht e dobët, kjo pasi të gjitha vendet e rajonit, ku përfshihet edhe Shqipëria tejkalojnë mesatarisht kufirin maksimal ditor të grimcave që është 10 mikrometra ose më i vogël në diametër. Sipas raportit pasojat e kësaj situate janë të rrezikshme dhe vetëm gjatë vitit 2019 kanë shkaktuar 28,400 vdekje të parakohshme në Ballkanin Perëndimor. ‘Kjo ka pasoja të rrezikshme. Vetë grimcat, të cilat janë më të vogla se 2.5 mikrometra (PM2.5), kanë shkaktuar 28,400 vdekje të parakohshme në Ballkanin Perëndimor në vitin 2019, thotë raporti. Ndërsa normat e vdekshmërisë që i atribuohen këtij ndotësi u ulën me 16% në BE në krahasim me vitin 2012, ato u rritën me 30% në Ballkanin Perëndimor’, thuhet në raport.



