Monday, November 1, 2021

Teknologjia dhe inovacionet shpresë për mbrojtjen e klimës

Viteve të fundit ka një shpërthim të ideve teknologjike dhe inovative për mbrojtjen e klimës dhe luftimin e ndryshimeve klimatike. Qindra ide frymëzuese që po ndodhin viteve të fundit e shumë të tjera që janë në proces të zhvillimit me të drejtë vlerësohet si një nga mënyrat për tu përballur me sukses me degradimin mjedisor dhe parandalimin e ndryshimeve klimatike. Andaj pyetja që shtrohet më së shpeshti është: A është inteligjenca njerëzore vaksina më e mirë kundër ndryshimit klimatik. Në vijim po ju prezantojmë disa nga idetë më interesante inovative për klimën.


Ndryshimet klimatike – po rrisin kërcënimin shëndetësor ndaj njerëzimit

Ndryshimet klimatike janë kërcënimi i vetëm më i madh shëndetësor me të cilin përballet njerëzimi, ku tashmë edhe profesionistët shëndetësor në mbarë botën po reagojnë ndaj dëmeve shëndetësore të shkaktuara nga kjo krizë në zhvillim. Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) ka arritur në përfundimin se për të shmangur ndikimet katastrofike shëndetësore dhe për të parandaluar miliona vdekje të lidhura me ndryshimet klimatike, bota duhet të kufizojë rritjen e temperaturës në 1.5 °C. Emetimet e kaluara kanë bërë tashmë të pashmangshme një nivel të caktuar të rritjes së temperaturës globale dhe ndryshime të tjera në klimë. Ngrohja globale edhe 1.5 °C nuk konsiderohet e sigurt, megjithatë; çdo e dhjeta e një shkalle ngrohjeje do të ketë një dëm serioz në jetën dhe shëndetin e njerëzve.

Greta Thunberg apel bankave: Mos financoni në ‘shkatërrimin’ e klimës

Greta Thunberg u ka bërë thirrje bankave të "ndalojnë financimin e shkatërrimit tonë", përpara samitit të klimës COP26 në kuadër të OKB-së. Aktivistja suedez e ndryshimeve klimatike ndodhet në Londër për të marrë pjesë në protesta për të kërkuar që sistemi financiar të ndalojë financimin e projekteve të karburanteve fosile. Ajo i tha Andrew Marr të BBC-së se "ndryshimi është i mundur" në samit, nëse vazhdon presioni mbi politikanët. Por ajo shtoi se nuk është ftuar “zyrtarisht” për të folur në ngjarjen në Glasgow. 

Lutja e Ujkut

Shpirti i ujkut,
Ti që endesh në tokën e egër,
Ti që zvarritesh në hijet e heshtura,
Ti që vrapon duke kërcyer midis pemëve të mbuluara me myshk,
më jep forcën tënde parësore,
dhe urtësinë e syve të tu të ndezur.

Më mëso të ndjek pa pushim dëshirat e mia.
Dhe të qëndroj në mbrojtje të atyre që dua.
Më trego shtigjet e fshehura dhe fushat me hënë.

Shpirt i ashpër,...
Ec me mua në vetminë time,
Ulëri me mua në gëzimin tim,
Më ruaj ndërsa lëviz nëpër këtë botë.