Saturday, February 13, 2021

Shkencëtarët paralajmërojnë: Njerëzimi po vrapon drejt një të ardhme të tmerrshme që e ka nënvlerësuar

Pas dekadave të pasivitetit dhe përpjekjeve joefektive për të ngadalësuar ndryshimin e klimës, ndotjen dhe zvogëlimin e shpejtë të biodiversitetit, civilizimi është në prag të një të ardhme të tmerrshme që e ka nënvlerësuar seriozisht, paralajmëroi një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve në një studim të ri të lëshuar këtë javë. “Shkalla e kërcënimit ndaj biosferës dhe të gjitha format e saj të jetës – duke përfshirë njerëzimin – është në të vërtetë e madhe sa është e vështirë të kuptohet edhe nga ekspertë të mirëinformuar”, studiuesit, të udhëhequr nga ekologu Corey Bradshaw i Universitetit Flinders në Australi, theksojnë shkencëtarët. Autorët shpjegojnë se edhe ekspertët, meqenëse ata zakonisht kanë njohuri vetëm në fusha të kufizuara të ekspertizës së tyre, e kanë të vështirë të kuptojnë shkallën e problemeve me të cilat përballet civilizimi ynë.

Publikohet Vjetari Hidrometeorologjik 2019

Vjetari Hidrometeorologjik 2019, është vazhdimësi e procesit të publikimeve të të dhënave klimatike të gjeneruara dhe monitoruara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës i cili kryen këtë detyrë në në bazë të Ligjit Nr.06/L -035 për veprimtaritë hidrometeorologjike. Vjetari përmban informata nga monitorimi i vazhdueshëm hidrologjik, klimatologjike dhe meteorologjik në Republikën e Kosovës për vitin 2019. 

Informacionet e punuara nga monitorimi i IHMK mbi kushtet klimatike në Kosovë, janë të dhëna të rëndësishme dhe të besueshme që mundë të hyjnë në funksion për ndërtimin dhe funksionimin e strukturave menaxhuese të burimeve ujore, për dizajnimin e infrastrukturës së lumenjve dhe që do ti shërbejë politikebërësve në zbatimin e politikave të qëndrueshme në sektorin e hidrologjisë, meteorologjisë dhe atë të ndryshimeve klimatike si dhe donatorëve në orientimin e projekteve të nevojshme. 

Përmbytjet: natyra apo dhe sjellja jonë?

Nga Prof. Aleko Miho- Departamenti i Biologjisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës

Përmbytjet janë dukuri natyrore, ashtu si dhe tërmetet, pandemitë etj. Si të tilla ato ndodhin dhe vështirë se mund të ndalen. Por ajo që ka shumë rëndësi për njeriun e ditur, të zhvilluar, është si të zbusë sa më shumë pasojat e tyre. Për shembull: duke ndjekur rregulla të rrepta për ndërtimet, në rastin e tërmeteve; duke treguar më shumë kujdes për sistemin shëndetësor në rastin e pandemive; në mbështetjen e shkollimit dhe të dëgjimit të ekspertëve; etj. Kjo duhet edhe për përmbytjet; dhe e gjitha duhet herët në kohë, jo kur ato të ndodhin. ‘Të parandalosh është më mirë se të shërosh!’ Kjo thënie e lashtë e Hipokratit është përherë aktuale në gjithë kohërat dhe për gjithë çështjet e mëdha. Të parandalosh të keqen kushton shumë më lirë se të ndreqësh dëmet që e keqja shkakton! Ne nuk jemi një vend i pasur që nuk pyesim nga e keqja; e lëmë atë të vijë, dhe pastaj mobilizohemi për ta asgjësuar!

  

A janë përmbytjet hakmarrje e natyrës ndaj arrogancës së njeriut?

 Nga Afrim Berisha, PhD i shkencave te mjedisit 

Përmbytjet e ditëve të fundit nuk janë vetëm dukuri dhe fatkeqësi natyrore. Më shumë se fatkeqësi natyrore, ato vijnë si rezultat i gabimeve njerëzore dhe degradimit te mjedisit natyror. Në masë të madhe në paraqitjen dhe zhvillimin e tyre ka ndikim edhe faktori njeri me gabimet, qasjen dhe arrogancën e tij në raport me mjedisin ku jeton.