Më shumë se një javë pas katastrofës në lumin Oder në Gjermani, autoritetet dhe studiuesit kërkojnë me intensitet, por gjetja e arsyes së ngordhjes së peshqve është e vështirë. Ngordhja masive e peshqve konsiderohet si katastrofa më e madhe ekologjike në Brandenburg. Zyra e Landit për Mjedisin dhe institutet shkencore kërkojnë me intensitet arsyet duke marrë në vëzhgim ujërat dhe peshqit. Studiuesit kanë gjetur disa shkaqe. Algat vleresohet te jene një nga shkaqet e mundshëme. Një lloj alge toksike, sipas studiuesve mund të jetë shkak për ngordhjen masive të peshqve. Një studiues i Institutit të Leibnizit për Ekologjinë Ujore dhe Peshkimin e Brendshëm identifikoi mikroalgën me emrin "Prymnesium parvum" si shkak. Kjo mikroalgë është identifikuar edhe në pjesën polake të lumit. Ministrja polake e Mjedisit, Anna Moskva është shprehur se edhe në Poloni në provat e ujit të Oder janë gjetur algat toksike. Sipas studiuesit Christian Wolter alga toksike njihet për atë që çon herë pas herë në ngordhjen e peshqve. Por ende nuk është vërtetuar përfundimisht, se kjo mikroalgë është shkak për ngordhjen e tyre, por vetëm shtrirja masive e saj.
Pse kaq shumë mikroalga në lumin Oder?
Mikroalga "Prymnesium parvum", sipas
studiuesve gjendet aty ku përzihen ujërat e ëmbla dhe të kripura. Ajo gjallon
aty ku përmbajtja e kripës është e lartë, gjë që nuk gjendet në nivel të tillë
të lartë në ujërat e lumit Oder. Por në stacionet e matjes të Zyrës së Landit
për Mjedisin në qytetin Frankfurt mbi Oder, prej dy javësh vërehen vlera të
larta të kripës në ujëra, që sipas ekspertëve e kanë origjinën në pjesën e
sipërme të lumit.
Rritja masive e algave ka sjellë edhe vlera të larta të oksigjenit, të pihashit dhe klorofilit. Ndryshimi i klimës streson ekosistemin, sipas studiuesve, thatësira dhe temperaturat e ujit, niveli i ulët i ujit rrisin rrezikun për katastrofa mjedisore. Në nivele të ulëta të ujit substanca të dëmshme transportohen e lëvizin në më pak vëllim ujërash. Rritja e përqendrimit e lëndëve të tilla dëmton peshqit. Nëse kësaj i shtohen edhe alga toksike apo kimikate mund të ndodhë të shkatërrohen sistemet ekologjike në ujëra, thotë eksperti, Jörg Oehlmann.
No comments:
Post a Comment