Thursday, December 26, 2024

Çka na udhëzon natyra?

Të jetosh në harmoni me natyrën nuk do të thotë vetëm të kujdesësh për të por njëkohësisht jeta në harmoni me natyrën dhe sipas rregullave të saj siguron edhe vazhdimësinë e jetës dhe shumë përfitime dhe avantazhe. Një nga aspektet më të rëndësishme të riartikulimit të zhvillimit njerëzor është të theksohet nevoja për drejtësi ndaj natyrës dhe qenieve të tjera të gjalla. Ne nuk mund të zhvillohemi nëse jeta jonë nuk rilidhet dhe në ekuilibër, bashkëpunim dhe harmoni me natyrën. Një ekuilibër i mirë midis njohurive vendase dhe shkencës dhe teknologjisë moderne mund të na çojë në një rrugë të gjatë drejt këtij vizioni të ri të zhvillimit të qëndrueshëm njerëzor. Andaj për këtë shumë zbulime të ndryshme të botës moderne janë të bazuara pikërisht në fenomenet natyrore apo edhe në lloje te caktuara bimore dhe shtazore. 

A dini çka është kronobiologjia?

E teksa natyra ripërtërin vetveten, edhe ne, pothuajse arrijmë të përjetojmë të njëjtin proces, brenda vetes. Natyra në zbukurim bën që gati-gati edhe e përditshmja jonë të na duket më e bukur. Ndihemi më të gjallë, më energjikë, më optimistë. Pengesat nisin të na duken më të lehta, më të kapërcyeshme, më të zgjidhshme. Dhe një lumë idesh, planesh, projektesh na vërtit sa andej-këtej. “Duam t’i bëjmë të gjitha! Duam t’i nisim tani!” Në këtë aspekt, i kemi shumë borxhe pranverës. Por, e gjitha, nuk është thjesht aq emotive sa duket. Ne jemi qenie të krijuara për të jetuar në harmoni me natyrën, në përshtatje të plotë me ciklet e saj. Mijëra vite më parë, “zgjoheshim me Diellin e flinim me Hënën”. Sigurisht, jemi pjesë e natyrës dhe kjo bën që rregullat e saj të vlejnë dhe për ne. Pavarësisht sesi apo sesa i kemi modifikuar mënyrat tona të jetesës, disa gjëra nuk mund të kalojnë pa u ndjerë. Për më tepër ato rregullohen nga mekanizma të përcaktuar, apo më mirë të themi, të paracaktuar.

Ngrohja globale po rrezikon fluturat, ato po zhvendosen drejt veriut!

Studiuesit në Greqi janë të shqetësuar edhe për zhdukjen e fluturave. Sipas tyre ato po rrezikohen për shkak të ngrohjes globale. Ndryshimet klimatike dhe ndikimi njerëzor ka bërë që shumë prej fluturave të ndryshme që gjendeshin në Shqipëri por edhe në Greqi të pakësohen, madje ekspertët paralajmërojnë edhe zhdukjen e tyre. Shkencëtarët thonë se “e verdha e ndezur, e zeza, e kuqe dhe blu, fluturat Aleksanor dikur fluturonin me bollëk në shpatet e lulëzuara të Shqipërisë jugperëndimore, tani, si shumë specie të ngjashme po pakësohen . Ndërsa në kopshtin zoologjik afër Athinës, fluturat e bukura shumëngjyrësha janë në rrezik për shkak të ndikimit të aktivitetit njerëzor, si dhe ndryshimeve klimatike.

Wednesday, December 25, 2024

Katër masa për të reduktuar mbetjet plastike në mjedis

Mbetjet plastike mund të riciklohen ose digjen siç duhet, por shpesh thjesht përfundojnë në mjedis ose në deponi. Një grup kërkimor nga Universiteti i Berkeley në SHBA tani ka një lajm të mirë: vetëm katër masa kryesore mund të zvogëlojnë me 91 për qind këto mbetje plastike të depozituara në mënyrë jo të duhur. Shkencëtarët publikuan idetë e tyre pak përpara raundit përfundimtar të planifikuar të negociatave për një marrëveshje globale të OKB-së për plastikë që synon ndalimin e rritjes së ndotjes plastike në dete dhe në tokë. Tetë instrumente do të diskutohen në bisedimet që do të mbahen në Busan të Koresë së Jugut në fund të nëntorit. Vetëm katër prej tyre do të mjaftonin për të reduktuar në mënyrë drastike mbetjet plastike të pa ricikluara, shkruan një ekip hulumtues i udhëhequr nga Samuel Pottinger në revistën "Science". Emetimet e gazeve serrë nga prodhimi i plastikës mund të reduktohen gjithashtu me një të tretën.