Monday, August 22, 2022

Thatësirat në Spanjë zbulojnë një monument të ngjashëm me atë të “Stonehenge” në Angli

Dolmen e Guadalperal, një rreth gurësh graniti që daton nga 5000 para Krishtit, në rezervuarin Valdecañas në Spanjën qendrore është parë vetëm katër herë që kur u zbulua në vitin 1924. Gati 20 vjet më vonë, në 1963, lugina u përmbyt qëllimisht në urdhër të diktatorit spanjoll Franko, i cili shfaqet vetëm në periudha thatësire intensive në vitet në vijim. Gurët, të cilët janë të paktën 2000 vjet më të vjetër se Stonehenge në Angli, kanë detaje të valëzuara që besohet se përfaqësojnë lumin Tagus aty pranë. Disa teori sugjerojnë se struktura parahistorike është përdorur ose si një tempull diellor ose është vendosur mbi varre kur është ndërtuar nga njerëzit keltë 7000 vjet më parë. Nuk është aq i famshëm sa Stonehenge në Angli, por teoritë për qëllimet e tyre janë të ngjashme – monumenti në Wiltshire mendohet gjithashtu të shërbejë si një kalendar i lashtë diellor.

Ngordhja masive e peshqve në Gjermani nga algat toksike!

Më shumë se një javë pas katastrofës në lumin Oder në Gjermani, autoritetet dhe studiuesit kërkojnë me intensitet, por gjetja e arsyes së ngordhjes së peshqve është e vështirë. Ngordhja masive e peshqve konsiderohet si katastrofa më e madhe ekologjike në Brandenburg. Zyra e Landit për Mjedisin dhe institutet shkencore kërkojnë me intensitet arsyet duke marrë në vëzhgim ujërat dhe peshqit. Studiuesit kanë gjetur disa shkaqe. Algat vleresohet te jene një nga shkaqet e mundshëme. Një lloj alge toksike, sipas studiuesve mund të jetë shkak për ngordhjen masive të peshqve. Një studiues i Institutit të Leibnizit për Ekologjinë Ujore dhe Peshkimin e Brendshëm identifikoi mikroalgën me emrin "Prymnesium parvum" si shkak. Kjo mikroalgë është identifikuar edhe në pjesën polake të lumit. Ministrja polake e Mjedisit, Anna Moskva është shprehur se edhe në Poloni në provat e ujit të Oder janë gjetur algat toksike. Sipas studiuesit Christian Wolter alga toksike njihet për atë që çon herë pas herë në ngordhjen e peshqve. Por ende nuk është vërtetuar përfundimisht, se kjo mikroalgë është shkak për ngordhjen e tyre, por vetëm shtrirja masive e saj.

A po rrezikohet zhdukja e bletëve si pasojë e ndryshimeve klimatike?

Përdorimi i gjerë i pesticideve, por edhe ndryshimet drastike në mjedis për janë ndoshta shkaktarët kryesorë të zhdukjes së bletëve të vërejtura në 15 vitet e fundit. Fenomeni është regjistruar kryesisht në SHBA, por edhe në shumë vende të tjera të botës. Shkencëtarët theksojnë, megjithatë, se ka edhe një rënie të popullatave të bletëve të egra dhe grerëzave, të cilat thjesht nuk mund të regjistrohen me statistika specifike. Rënia dramatike e popullatës së bletëve është shumë shqetësuese pasi është një shenjë rreziku për të gjithë zinxhirin ushqimor. Këto insekte janë pjalmuesit kryesorë për një sërë bimësh, frutat e të cilave arrijnë në tryezën tonë, por ndihmojnë edhe në shumimin e bimëve që janë ushqim për kafshët.

Sa kohë duhet ti shpenzojmë në aktivitete fizike për të jetuar shëndetshëm?

Dihet gjerësisht se qëndrueshmëria në ushtrime është e dobishme, ndërsa sipas një studimi të publikuar në “Circulation”, revista shkencore e Shoqatës Amerikane të Zemrës, e konfirmon këtë nocion. Ky studim zbuloi se njerëzit që përmbushnin udhëzimet bazë për aktivitet fizik të moderuar ose të fuqishëm kishin një rrezik më të ulët të vdekjes së hershme.

Cila është gjendja aktuale e ushtrimeve për të rriturit?

Udhëzimet aktuale të aktivitetit fizik nga Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore rekomandojnë që të rriturit duhet të shpenzojnë pre 150 deri në 300 minuta në një formë të aktivitetit fizik të moderuar ose 75 deri në 150 minuta në një formë të aktivitetit fizik të fuqishëm çdo javë.