Shkrime, opinione, analiza, kuriozitete, publikime... me tematikë nga mbrojtja e mjedisit dhe jo vetëm!
Monday, May 6, 2024
Një libër për botën e egër të Gërmisë!
Cilat janë qytetet me gjelbërimin më të ulët në rajonin e Ballkanit?
Teksa qytetet e mëdha të rajonit kanë bërë hapa para me shtimin e hapësirave të gjelbra ndërmjet vitit 2015 – 2020, qytetet shqiptare kanë një intensitet të ulët gjelbërimi në raport me ato të rajonit dhe kanë bërë hapa pas në vend që të përparojnë, vë në dukje Banka Botërore, në Raportin e fundit Rajonal që u publikua dje “Rritje gjallëruese”. “Sipërfaqja e përgjithshme e gjelbër është përmirësuar në Ballkanin Perëndimor, edhe pse në disa qytete pësoi rënie midis 2015 dhe 2020.
Shpella e Murgjve në Pukë, e bukur dhe e mistershme!
“Shpella e Murgjve”, 40 km larg qytetit të Pukës, të befason me bukurinë dhe misterin e saj. Ky vendstrehim natyror është zbuluar nga banorët e trevës. Dikur e panjohur, sot “Shpella e Murgjve” është kthyer në një objekt me vlera të rralla duke ngjallur interesin e shumë studiuesve dhe vizitorëve vendas e të huaj. Për të mbërritur tek Shpella e Murgjve, pas pak minutave udhëtim me makinë, duhet të marrësh varkat që ofrohen nga banorë të zonës, buzë liqenit të Komanit.
Saturday, May 4, 2024
Lumi Aragvi në Gjeorgji një fenomen i rrallë ujor
Në Gjeorgji, dy degët e lumit Aragvi, Aragvi i Bardhë dhe Aragvi i Zi, puqen me njëri tjetrin dhe nuk i përzien ujërat e tyre. Një fenomen i tillë natyror është i rrallë jo vetëm për rajonin e Kaukazit, por edhe për gjithë botën. Sipas shkencëtarëve fenomeni është i pazakontë, dhe i autribohet kryesisht përbërjes së ndryshme të ujit, densitetit, temperaraturës, dhe faktorëve tjerë fizik dhe kimik të cilët krijojnë barriera që pengon përzierjen e ujërave të dy rrjedhave. Lumi "i bardhë" është një lumë akullnajore me ngjyrë të bardhë qumështi për shkak të pranisë së grimcave pezull të miellit të gurit, ndërsa lumi "i zi" është një lumë normal me ujë të pastër. Dallimi i densitetit midis dy lumenjve i pengon ata të përzihen, duke rezultuar në kontrastin vizual të mrekullueshëm ku takohen.



