Nëse e gjeni veten pranë liqenit Natron, as mos provoni të notoni dhe do të ishte mirë të mos zhytni gishtin e këmbës. Natyra është vërtet magjepsëse, e bukur, por shpeshherë e rrezikshme siç e dëshmon liqeni në Tanzani. Pothuajse çdo kafshë ngordh në liqenin Natron. Liqeni i rrezikshëm ndodhet në rajonin e Arushës në pjesën veriore të Tanzanisë, në hendekun natyror Gregory Rift. Është aq i veçantë saqë tërheq fotografët dhe njerëzit e tjerë kureshtarë që duan të dinë pse ky liqen i veçantë quhet një nga më të frikshmit në botë.
Një lojë e rrezikshme e natyrës
Përgjigja është e
thjeshtë megjithëse liqeni është natyral, pothuajse gjithçka që bie në kontakt
me ujin në të kthehet në gur. Ky nuk është një trillim apo një vazhdim i Lord
of the Rings, por një lojë e rrezikshme e natyrës. Përkatësisht, gjatë
avullimit të ujit nga ky liqen i kripur, depozitohen sasi të mëdha të kripës
dhe mineraleve të tjera, prandaj liqeni ka një alkalinitet shumë të lartë.
Ju mund të mendoni se
ky është i njëjti rast si në Detin e Vdekur, në sipërfaqen e të cilit mund të
notoni i shkujdesur, por në këtë rast nuk është kështu.
Kur studiuesit guxuan
të masin vlerën e pH-së, domethënë nivelin e aciditetit ose alkalinitetit të
ujit, ata u mahnitën. Rezultatet mund të krahasohen me vlerat e pH të
amoniakut, kështu që tashmë mund të supozoni se uji nuk është i përshtatshëm
për t'u larë, por jo për të pirë, sepse është një vlerë pH prej 10.5. Për
krahasim, uji që pimë ka një vlerë pH nga 7.3 deri në 7.5.
Megjithatë ka
jetë...
Kjo është arsyeja pse
Liqeni Natron konsiderohet si një nga fenomenet më të rrezikshme, por edhe një
nga fenomenet më ekstreme në natyrë. Pavarësisht kësaj, disa organizma të
gjallë mund të gjenden në këtë liqen. Këto janë kryesisht alga endemike, dhe
fakti befasues është se disa lloje peshqish gjithashtu jetojnë të shkujdesur në
liqen.
Rreth liqenit, i cili
është vetëm tre metra i thellë, 57 kilometra i gjatë dhe 22 kilometra i gjerë
dhe me një temperaturë prej 41 gradë Celsius, flamingot gjithashtu ecin të
shkujdesur. Nuk janë rastësisht aty, por për më shumë se dy milion prej tyre,
liqeni është një vend ideal dhe i sigurt për shumim, i cili i mbron nga
grabitqarët e padëshiruar, por është edhe burim ushqimi. Domethënë, liqeni
është i pasur me spirulinë, një algë me pigmente të kuqe me të cilat ushqehen.
Iluzion optik
Shumë zogj vdesin
sepse liqeni është në fakt një iluzion i madh optik. Gjegjësisht, krijon një
reflektim të qartë kristal, kështu që duket se në vendin e liqenit nuk ka
asgjë.
Gjatë stinës së thatë,
zbulohen viktima të shumta të liqenit, kështu që mund të gjeni zogj të gurëzuar
dhe kafshë të tjera që liqeni mashtroi.
Nëse e gjeni veten pranë liqenit Natron, as mos provoni të notoni dhe do të ishte mirë të mos zhysni as gishtin e këmbës, sepse nëse ndodh që të keni një prerje, ky liqen mund të mbetet gjatë në kujtesën tuaj.
No comments:
Post a Comment