Friday, April 22, 2022

Studimi i NATURE: Numri i mutacioneve tek speciet e ndryshme e përcakton plakjen

Sa kohë jetojnë kafshët lidhet me shkallën e mutacionit në kodin e tyre gjenetik. Shkencëtarët kanë zbuluar se gjitarët – nga tigrat te njerëzit – kanë afërsisht të njëjtin numër mutacionesh në kohën kur vdesin në pleqëri. Por kafshët që jetojnë më pak priren të kenë mutacione më të shpejta, tregon një analizë e 16 specieve, sipas një studimi të transmetuar nga BBC, Shkencëtarët thonë se kjo ndihmon për të shpjeguar pse plakemi dhe hedh dritë mbi një nga sekretet më konfuze të kancerit. Ekspertët vlerësuan se zbulimi i shkencëtarit nga Instituti “Wellcome Sanger” është “i çuditshëm” dhe “inkurajon të menduarit”.

Qytetet janë ndotësit më të mëdhenj të mjedisit!

Në përpjekjet për të luftuar ngrohjen e klimës duhet që qytetet me zhvillim të shpejtë, që prodhojnë pjesën më të madhe të gazrave që shkaktojnë efektin serë, të kthehen në sisteme të pastra ekologjike. Rreth 85% e njerëzimit do të jetojë në vitin 2100 në qytete. Shumë njerëz do të jetojnë në qytete të mëdha, megacities, me mbi 10 milionë banorë. Këto xhungla urbane janë vrasëse të klimës. Të ndërtuara me çelik, me një industri që prodhon shumë dioksid karboni, duke u furnizuar dhe ngrohur me qymyr, naftë dhe gaz, qytetet janë përgjegjëse për rreth 75 % të emisioneve të dioksidit të karbonit.

Studimi: Apokalipsi i insekteve po vjen në disa pjesë të botës!

Përdorimi ekstrem i tokës i kombinuar me ngrohjen e temperaturave po i shtyn ekosistemet e insekteve drejt kolapsit në disa pjesë të botës, raportuan shkencëtarët. Studimi, i botuar në revistën Nature, identifikoi për herë të parë një lidhje të qartë dhe alarmante midis krizës klimatike dhe bujqësisë me intensitet të lartë dhe tregoi se, në vendet ku këto ndikime janë veçanërisht të larta, bollëku i insekteve tashmë ka rënë me gati 50%. , ndërsa numri i specieve është ulur me 27%.

Lufta dhe mjedisi si “viktimë e heshtur”

Nga: Prof. Zeqir Veselaj

Dita e Tokës sivjet shënohet me zhvillimet e luftës sëpërgjakshme në Ukrainë. Në luftëra zakonisht dhe me të drejtëvëmendja kryesore vihet te viktimat në njerëz dhe dëmet materiale të ekonomisë. Mirëpo, është një viktimë e heshtur qëbart pasojat për shumë kohë pas luftës- që është mjedisi. Këtëshkrim përveç për Ditën e Tokës si ditë e senzibilizimit njerëzor për ruajtjen e planetit Tokë, e dedikoj për jetët e humbura tënjerëzve të pafajshëm nga luftërat në Ukrainë dhe kudo tjetër nëbotë.