Tuesday, May 9, 2023

Ora e Luleve të Linnaeus

Shumë lloje të bimëve të lulëzuara hapin dhe mbyllin lulet e tyre në periudha të caktuara gjatë ditës.  Personi i parë që bëri një vëzhgim të regjistruar të këtij fenomeni ishte Androsthenes, një admiral i Aleksandrit të Madh, i cili vuri re se një pemë tropikale Tamarind ngrinte gjethet e tyre gjatë ditës dhe i rrëzonte ato gjatë natës. Në vitin 1729, Jean-Jacques d'Ortous de Mairan, një astronom francez, bëri eksperimentin e parë të vërtetë kronobiologjik në histori, në të cilin ai mori një Mimoza pudica dhe e mbajti nën errësirë të vazhdueshme brenda një dollapi. Pavarësisht mungesës së dritës së diellit, de Mairan ishte i magjepsur të vëzhgonte hapjen dhe mbylljen e përditshme të gjetheve. Çuditërisht, de Mairan nuk arriti të shihte – ndoshta sepse nuk ishte botanist – se kjo ishte e mundur vetëm për shkak të ekzistencës së një ore të brendshme. Në vend të kësaj, përfundimi që ai nxori ishte se bima ishte në gjendje "të ndiente Diellin pa e parë ndonjëherë". Koncepti i orëve të brendshme që drejtojnë lëvizjet ritmike në bimë u zhvillua shumë më vonë.

Parku nacional Kao Jai ne Tajlandë ua dërgon me postë mbeturinat vizitorëve të papërgjegjshëm

Vizitorët e parqeve nacionale në Tajlandë me të kthyer në shtëpi do të mund të pranojnë pako, në të cilat u dërgohen mbeturinat të cilat i kanë lënë në ambiente të gjelbëruara. Pas numrit të madh të vizitorëve që kishin lënë pas vetes grumbuj me mbeturina gjatë vikendit të kaluar në parkun nacional Kao Jai në afërsi të Bangkokut, ministri i Ambientit, Varavut Silpa-archa, ka vendosur t’ua dërgoj “pronarëve” me postë në pako të ndryshme, transmeton Telegrafi. “Kemi mbledhur mbeturinat e juaja dhe i kemi futur në një kuti kartoni, po ua dërgojmë në shtëpi. Ky veprim do të duhej t’ju këndellte që më të mos hidhni mbeturina në ambiente publike”, thuhet në mesazhin përbri pakove.

Tartufi shqiptar, këpurdha e rrallë me vlera të mëdha ekonomike.

Rreth 3.000 euro për një kilogram tartuf dhe në Shqipëri kjo kërpudhë e rrallë rritet gjerësisht. Tartufi shqiptar është shumë i ngjashëm me kushëririn e tij francez, por ato kushtojnë shumë më pak. Aq me vlerë është tartufi i bardhë saqë është i kuotuar edhe në bursë, ku çmimet fillojnë nga 300 në 1000 Euro. Tartufi është një lloj kërpudhe që rritet në rrënjët e lisit, blirit, pishës dhe shelgut të eg ër. Zakonisht ai rritet në tokë ranore dhe nuk ka as rrënjë, as gjethe, as degë. Kjo specie është në formën e zhardhokut dhe e merr ushqimin nga rrënjët e bimëve të tjera. Ai thith prej rrënjëve kripëra minerale, të cilat janë pikërisht ato që e bëjnë kaq të kërkuar dhe të çmuar këtë specie të rrallë. Në natyrë gjenden disa lloje tartufi. I ziu është ai që haset më shpesh dhe që arrin një vlerë deri në 350 euro për kilogramë.

Monday, May 1, 2023

Miss Tajlanda promovon mbrojtjen e mjedisit. Paraqitet me fustan të punuar me tapa kanaçesh në Miss Universe

Konkursi i Miss Universe filloi me konkursin paraprak dhe një konkurrente tashmë është bërë titull kryesor. Miss Tajlanda Anna Sueangam-iam mahniti turmën me një fustan të bërë pjesët e aluminit të kanaçeve, të cilin e veshi gjatë fustanit të mbrëmjes. 

Tani fustani është bërë viral, duke grumbulluar më shumë se 150,000 pëlqime që kur Sueangam-iam ndau një foto në Instagramin e saj. 

Ky fustan, i cili u dizenjua nga marka Manirat dhe njihet si “Fustani i Fshehur i Çmuar i Diamantit” – kombinon fletët tërheqëse prej alumini të kanaçeve me kristalet Sëarovski.