CNN, Profesori Salim al-Hassani, kryetar i Fondacionit për Shkencë, Teknologji dhe Civilizim dhe redaktor i librit “1001 Shpikjet”, cek për CNN 10 shpikjet më të jashtëzakonshme të botës myslimane.
Kirurgjia - Rreth vitit 1000, mjeku i njohur El Zahrawi botoi një enciklopedi me 1.500 faqe të ilustruar të kirurgjisë, e cila është përdorur në Evropë si një referencë mjekësore për 500 vitet e ardhshme. Ndër shpikjet e tij të shumta, Zahrawi zbuloi dhe përdorimin e zorrëve të shpërbërshme të maces për të qepur plagët. Përpara kësaj bëhej një operacion i dytë për të hequr penjtë. Ai gjithashtu thuhet se ka kryer operacionin e parë cezarian dhe se krijoi picetat operatore.
Algjebra - Fjala vjen nga titulli i famshëm i traktatit të një matematikani persian që jetoi në shekullin e IX-të: “Kitab el-Xhabr Wa l-Mugabala” e cila përkthehet përafërsisht si “Libri i arsyetimit dhe i hesapeve”. E ndërtuar mbi rrënjët e sistemeve greke dhe hindu, rendi i ri algjebrik ishte një sistem unifikues për numrat racionalë, numrat irracionalë dhe madhësitë gjeometrike. I njëjti matematikan, Al-Khwarizmi, ishte gjithashtu i pari që futi konceptin e ngritjes së një numri në fuqi.
Optika - “Shumë nga përparimet më të rëndësishme në studimin e optikës vijnë
nga bota myslimane”, vijon rrëfimin e tij profesor Hassani. Rreth vitit 1000,
Ibn el-Haitham ka vërtetuar se njerëzit shohin objektet nga drita e reflektuar
jashtë tyre, e cila hyn në sy, duke hedhur kështu poshtë teoritë e Euklidit dhe
Ptolemeut që thoshin se drita emetohet nga vetë syri. Ky fizikan i madh
mysliman gjithashtu zbuloi fenomenin e dhomës së errët, e cila shpjegon se si
syri sheh imazhe vertikale për shkak të lidhjes midis nervit të shikimit dhe
trurit.
Muzika - Siç shpjegon
Hassani, muzikantët myslimanë kanë pasur një ndikim të thellë në Evropë, që
datojnë nga epoka e Karlit të Madh, i cili synonte për të konkurruar me muzikën
e Bagdadit dhe Kordobës. Në mesin e shumë instrumenteve që mbërritën në Evropë
përmes Lindjes së Mesme janë harpa dhe rahab, një paraardhës i violinës.
Shkalla moderne muzikore është nxjerrë si derivat i alfabetit arab.
Furça e dhëmbëve - Profeti
Muhamed popullarizoi përdorimin në masë të furçës së parë të dhëmbëve, rreth
vitit 600. Duke përdorur një degëz nga pema Meswak, Ai pastronte dhëmbët dhe
freskonte frymën. Substanca të ngjashme me Meswak janë përdorur në furçat e
dhëmbëve moderne.
Maniveli - Shumë nga
bazat e automatikë modernë janë vënë për herë të parë në përdorim në botën
myslimane, duke përfshirë sistemin revolucionar manivelë. Nga konvertimi i
lëvizjes rrotulluese në lëvizje lineare, shumë objekte të rënda lëvizeshin
lehtësisht. Kjo teknologji e zbuluar nga Al-Jazari në shekullin XII, shpërtheu
në të gjithë globin duke çuar në prodhimin e çdo gjëje: nga biçikleta tek
motori me djegie të brendshme.
Spitalet - Spitalet siç i njohim sot, me reparte dhe katedrat universitare, vijnë nga shekulli IX në Egjipt. E para qendër e tillë mjekësore ishte spitali Ahmed Ibn Tulun, i themeluar në vitin 872 në Kajro. Spital ka ofruar kujdes shëndetësor pa pagesë për të gjithë ata që kishin nevojë, një politikë e bazuar në traditën myslimane të kujdesit për të gjithë ata që janë të sëmurë. Nga Kajro, spitale të tilla u përhapën në mbarë botën myslimane.
No comments:
Post a Comment