Në javën evropiane për reduktimin e mbeturinave sot Komisioni për Mjedis mori vendim ti rekomandoj Kryesisë së Kuvendit largimin e tërësishëm nga përdorimi i shisheve dhe gotave të plastikës. Kuvendi i Kosovës për një muaj, duke llogaritur vetëm sasinë minimale, konsumon minimum 4600 shishe të plastikës ujë dhe përdor minimum 4600 gota të plastikës. Komisioni i rekomandon Kryesisë së Kuvendit që të ndaloj tërësisht shërbimin e ujit me shishe të plastikës duke zëvendësuar ato me shishe të qelqit si hap i parë dhe lehtë i implementueshëm. Ndërsa, si hap të dytë të instaloj çezme nëpër hapësirat e Kuvendit duke krijuar qasje në ujë të pijes që furnizohet nga ujësjellësi KRU Prishtina për deputetët dhe të gjithë punëtorët dhe vizitorët e Kuvendit të Kosovës.
Kjo përveç se do të ndihmoj në reduktimin e mbeturinave e rrjedhimisht në mbrojtjen e mjedisit do të ulë edhe shpenzimet e Kuvendit rreth 25,000.00 në vit. Parlamenti Evropian nga viti 2018 ka larguar tërësisht përdorimin e produkteve të plastikës. Njësoj ka vepruar edhe Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar.
No comments:
Post a Comment