Prej tri dekadash liqeni më i madh i Ballkanit po vuan ndotjen e vazhdueshme dhe pamundësinë e autoriteteve shqiptare dhe atyre malazeze për ta rehabilituar. Një pjesë e madhe e 640 mijë banorëve që jetojnë në të dyja brigjet, derdhin në të ujërat e zeza, mbetjet dhe inertet, duke rrezikuar “kënetëzimin” e tij. Si pasojë e ndotjes së lartë dhe gjuetisë së paligjshme, disa peshq të rrallë janë zhdukur krejtësisht e një pjesë tjetër është listuar në kategorinë “shumë të rrezikuar”. Në anën malazeze një “bombë ekologjike” rrezikon të shpërthejë, duke përçuar mbetje kimike në liqen. Peshkatarët nuk janë të vetmit që iu bien kambanave të alarmit për pakësimin e peshkut, sidomos atij tradicional, siç është gjuhca (alburnus scoranza), në këtë liqen, ujërat e të cilit menaxhohen nga Shqipëria dhe Mali i Zi.
Derdhja e ujërave të zeza në të dyja anët e kufirit, mbipopullimi i brigjeve të liqenit, hedhja e mbetjeve urbane dhe kimike, gjuetia e peshkut me metoda të paligjshme duket se po shuajnë çdo perspektivë për përdorimin e liqenit si një pasuri nga Shqipëria dhe Mali i Zi, madje rrezikojnë “kënetëzimin” e tij.
Burimi i informacionit:https://www.mjedisisot.info/articles.php?id=789
No comments:
Post a Comment