Nga: Dr.sc. Sami Behrami
Me qëllim të ruajtjes nga ndotja dhe shfrytëzimit më optimal të ujit në vitin 1993, Kombet e Bashkuara e kanë shpallur 22 marsin Dita Botërore e Ujit, kurse periudha 2005-2015 është shpallur Dekada (10 vjeçari) i ujit te pijshëm.
Në shekullin XX si pasoj e rritjes se popullsisë dhe zhvillimit teknologjik kërkesat për ujë janë rritur vazhdimisht me ritme të përshpejtuara. Sasia e ujit (sidomos atij të pijshëm) është e kufizuar kurse nevojat për të rriten. Përveç kësaj, sasi të mëdha të ujit në mënyra të ndryshme ndoten prandaj sasia e ujërave të disponueshme zvogëlohet. Kur kësaj i shtohet edhe shfrytëzimi jo racional atëherë problemi bëhet edhe ma shqetësues.
Nëse popullsia gjatë shekullit XX ka përjetuar “bebi bum”, kërkesat për ujë kanë shkaktuar “ water stress”
pasi që kërkesat për ujë kanë treguar ritme shumë më të shpejta të rritjes se
sa numri i popullsisë. Gjatë shekullit XX numri i përgjithshëm i popullsisë
është rritur për 3.7 here në raport me fillimin e shekullit deri sa shfrytëzimi
i ujit është rritur për rreth 7 here. Sot pothuaj se në të gjitha vendet e
botës kemi rritje të vazhdueshme të shfrytëzimit te ujit. Sipas disa
vlerësimeve kjo rritje sillet mes 4-8% brenda vitit. Ketë më së miri e ilustron
fakti se në periudhën 1940-2000 konsumi i ujit për banor është rritur nga 400
në 800 m³ në vit.
Ne periudhën 1 shekullore raportet e rritjes në mes
popullsisë dhe konsumit të ujit ishin: në Evropë , popullsia 1.7, konsumi i
ujit 12.4 here, në Amerikën Veriore këto raporte ishin 3.9 here popullsia 10.1
here konsumi i ujit, Australi dhe Oqeani
popullsia 2.4 here, konsumi 20,3 here, Amerikën Jugore popullsia 6.5 konsumi
për 12.1 here, Azi popullsia 4.1 konsumi 6.4 here, Afrikë popullsia 5.9 konsumi
6.8 here kurse me përmasa globale rritja ishte në raport 3.7 popullsia dhe 6.9
konsumi i ujit.
Shpërndarja jo e barabartë e ujit në raport me
popullsinë ka shkaktuar që 10% e popullsisë botërore kanë përjetuar mungesë të
ujit”(water streso- nën 1000 m3/banor/vit) në fund të shekullit 20.
Në vitin 2050 në raport me vitin 1990 trendët e
rritjes së popullsisë (sipas variantit të mesëm) me mungesë të ujërave (me pak
se 1000m³ për person ne vit) do të rritet për 14.6 here (1356.4%) ndërsa
pjesëmarrja e saj në kuadër të popullsisë së përgjithshme do të rritet nga 2.5
ne 19.7%. Popullsia që do të përjeton stres (me pak se 1667 m³ për person ne
vit) do të rritet për 11.9 here (1094.8%)
ndërsa pjesëmarrja në popullsinë e përgjithshme do të rritet nga 3.9 në 25.1%.
Sipas parashikimeve për deri sa në vitin 2000 me mungesë dhe stres të ujit jetonin afër 10% e popullsisë botërore në vitin 2025 kjo popullsi do te përbejë rreth 40%, kurse ne vitin 2050 do te arrij ne 45% te popullsisë se përgjithshme botërore.
Gjendja në Kosovë
Kosova në përgjithësi nuk ka resurse të ujit me të cilët do ti plotësonte nevojat e popullsisë. Me 1600 m3/banor/vit hyn në radhën e regjioneve më të varfra me ujë në Evropë edhe më gjerë kështu që ndërtimi i akumulacioneve dhe ruajtja e atyre ekzistuese është çështje imediate (rasti i Gazivodës etj.). Në Kosovë sikurse edhe me përmasa globale nuk ekziston shpërndarje e barabartë e resurseve ujore. Për dallim nga rrafshi i Dukagjinit, rrafshi i Kosovës ka më pak ujë. Nga e tërë sasia e ujit prej 3,6 miliardë m3 sa rrjedhin nga Kosova gjatë vitit me lagështi mesatare, regjionin i Kosovës bën pjesë me 1,4 miliard m3 ose me 38.8%, kurse sipas vlerësimeve në rrafshin e Kosovës jetonin mbi 60% e popullsisë kurse në Dukagjin rreth 40% e popullsisë dhe 61.2 % e rezervave ujore. Gjithashtu problem paraqet edhe fakti se pasurit më të mëdha ujore në Kosovë ndodhen në pjesët periferike të saj, me dendësi më të vogël të popullsisë dhe nevoja më të pakta për ujë. Në pjesët e ultë me koncentrim më të madh të popullsisë, vendbanimeve, objekteve industriale etj, shfaqet një mungesë ma e madhe e ujërave, e këtë më së miri e argumenton fakti se pjesa qendrore e fushëgropës së Kosovës ka 2 l/s/km2, rrjedha e sipërme e Lumëbardhit të Deçanit ka deri në 53 l/s/km2.
Uji si burim i konfliktit
Edhe pse ende në aspekt global, nuk ka krizë të ujit,
trendët e konsumit, ndotjes, përdorimit jo racional etj, ne shumë regjione të
plantës kanë shkaktuar jo vetëm krizë por edhe konflikte rreth shfrytëzimit të
ujërave. Rreziku më i madh nga
konfliktet për resurset ujore është ne zonat ku resurset e njëjta ndahen nga dy
e me shumë shtete edhe pse me shumë akte dhe rregullore ndërkombëtare është
rregulluar mënyra e shfrytëzimit të ujërave nga të gjitha shtetet në të cilat
kalojnë lumenjtë.
Sipas te dhënave te UNESCO ne 50 vitet e fundit kanë
ndodhur 1831 incidente në lidhje me ujin, prej të cilave 1228 janë zgjedhur me
marrëveshje ( 200 marrëveshje për ndërtimin e pendave në lumenj). Kombet e
Bashkuara kanë evidentuar 70 zona në botë me potencial të lartë për konflikte
që si faktor kryesor do të kenë ujin, ku numri më i madh ndodhen në kontinentin
afrikan, pikërisht kontinenti ku më shumti shtete ndajnë mes vete ndonjë lum
ose liqen.
Gjatë shekullit XX Water Conflict Chronology ka
evidentuar 66 konflikte në lidhje me ujërat: 6 ne Amerikën Veriore, 14 ne
Evropë, 23 ne Azi, 18 ne Afrikë, 4 ne Amerikën Jugore dhe 1 ne Australi. Në
periudhën 1991-2000 nga 31 konflikte për ujin 7 ishin sulme terroriste, kurse
nga 11 të periudhës 2001-2002, 7 ishin sulme terroriste.
Uji është bazë për ekzistencës se shoqërisë njerëzore
dhe qenieve tjera te gjalla. Për përmirësimin e gjendjes se tanishme sa i
përket ujërave është e nevojshme shfrytëzimi i qëndrueshëm i resurseve ujore,
shfrytëzim ky i cili me se miri është shprehur në fjalimin e ish presidentit të
SHBA Bill Clinton i cili ne Baltimore në shkurt të vitit 1998 deklaroi: “Çdo fëmijë meriton te rritet me ujë i cili
është i pastër për pije, liqene te cilat janë te sigurta për notim, lumenj te
pasur me peshq. Ne duhet te bëjmë gjithçka qe është e mundur për zvogëlimin e
ndotjes ne mënyrë qe fëmijëve tanë te ju lëmë ne dispozicionin e tyre te paktën
ujera te pastër dhe te sigurta ne shekullin 21”.
Nga të dhënat e lartshënuara mund të konstatojmë se sigurimi i ujit të mjaftueshëm për popullsinë dhe zhvillim ekonomik në shekullin XXI do të jetë problem shoqëror, ekologjik dhe i sigurisë. Nëse shoqëria njerëzore në një periudhë të shkurt kohor nuk ndërmerr hapa konkret në mbrojtjen dhe shfrytëzimin racional të ujërave atëherë ujërat do të jen burim i krizave dhe luftërave dhe do të vinte në shprehje thëna e nënkryetarit të bankës botërore Ismail Serageldin i cili me 1995 pat deklaruar :”shumë lufta ne shekullin 20 janë zhvilluar për shkak te naftës, kurse luftërat e shekullit 21 do te jen si pasoj e uji.
Me rastin e 22 marsit- Ditës Botërore të ujit.
Publikuar ne gazeten ditore “Tribuna Shqiptare”. 22.03.2012
No comments:
Post a Comment