Në përpjekjen globale për të ulur varësinë nga karburantet fosile, Japonia ka bërë një hap historik drejt energjisë së pastër. Muajin e kaluar, vendi aziatik inauguroi në Fukuoka centralin e parë të energjisë “osmoticë”, duke u bërë shteti i dytë në botë që investon në këtë teknologji, pas Danimarkës, e cila hapi të parën në vitin 2023. Energjia “osmoticë”, e njohur edhe si “energji blu”, prodhohet nga përzierja e ujit të ëmbël me ujin e kripur përmes një membrane gjysmëpërshkuese. Ky proces gjeneron presion që lëviz turbina për të prodhuar elektricitet. Me këtë sistem, Japonia synon të prodhojë rreth 880 mijë kilovat orë në vit, energji e mjaftueshme për të furnizuar afërsisht 300 familje. Fillimisht, centrali do të përdoret për të siguruar energji për impiantin e desalinizimit të Fukuokës, që furnizon me ujë të pijshëm zonat përreth.
Shkrime, opinione, analiza, kuriozitete, publikime... me tematikë nga mbrojtja e mjedisit dhe jo vetëm!
Saturday, March 28, 2026
Në errësirë, Kosova humb rrugën drejt energjisë së ripërtëritshme
Gjashtëqind mijë tonë. Kaq qymyr nxjerr përafërsisht Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) në muaj. Por, kjo sasi e nxjerrë e e përpunuar dhe transformuar në energji elektrike, nuk ka mjaftuar në dimrat e fundit për t’i mbuluar nevojat e konsumatorëve në Kosovë. Kjo, pasi që pothuajse gjithë barrën për furnizim me energji elektrike e mbajnë mbi supe dy termocentralet e vjetruara, Kosova A dhe Kosova B.
Një inxhinier i KEK-ut tregoi për Radion Evropa e Lirë se, pavarësisht se a nxirret më shumë qymyr nga miliarda tonët në dispozizion, dy termocentralet nuk kanë kapacitet të prodhojnë më shumë rrymë. Rreth dy dekada më parë, Kosova planifikonte të ndërtonte një termocentral të ri, Kosovën e Re, për ta shtuar prodhimin. Por, pas tërheqjes së Bankës Botërore nga projekti në vitin 2018 dhe dështimit të marrëveshjes me Countour Global në vitin 2020, ky projekt nuk u realizua.
Nga natyra tek burimet e jetesës: Pse pyjet e Kosovës kanë rëndësi për të gjithë
Nga Jonas Westerlund, ambasador i Suedisë në Kosovë dhe Hubert Perr, udhëheqës për bashkëpunim i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë
Pyjet mbulojnë gati gjysmën e territorit të Kosovës dhe ato formësojnë peizazhin, jetesën dhe zhvillimin afatgjatë të saj. Për breza të tërë, pyjet kanë mbrojtur ujërat, kanë zbutur ndikimet klimatike, kanë mbështetur biodiversitetin dhe kanë mirëmbajtur të hyrat për njerëzit e vendeve rurale. Derisa presionet mjedisore rriten, pyjet mbeten një nga pasuritë më të vlefshme të Kosovës që kërkojnë mbrojtje dhe shfrytëzim të përgjegjshëm.
Pylltaria është gjithashtu një pjesë integrale e shtyllës sociale dhe ekonomike të Kosovës. Pyjet rregullojnë ujërat, parandalojnë erozionin e tokës, deponojnë karbonin dhe mbështesin specie të ndryshme. Për familjet rurale, ato sigurojnë dru zjarri, produkte pyjore jo-drunore dhe punësim, gjerësa mbështesin turizmin dhe përpunimin e drurit. E ardhmja e pyjeve të Kosovës është ngushtë e lidhur me mirëqenien e popullatës të saj. Kjo është arsyeja pse Bashkimi Evropian dhe Suedia mbështetën sektorin pyjor në Kosovë, duke njohur rëndësinë e tij që ka për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, zhvillimin rural dhe mbrojtjen e mjedisit.
Fituesi i Çmimit Nobel krijon pajisje që nxjerr 1,000 litra ujë të pastër nga ajri çdo ditë
Një avancim i madh në nxjerrjen e ujit nga atmosfera po e bën ajrin një burim jetësor të mundshëm. Kimisti Omar Yaghi ka zhvilluar një pajisje në shkallë të madhe që mund të nxjerrë deri në 1,000 litra ujë të pijshëm të pastër çdo ditë direkt nga ajri. Sistemi përdor materiale të avancuara të njohura si metal-organic frameworks (MOFs), që veprojnë si sfungjerë mikroskopik. Këto struktura shumë poroze kapin molekulat e ujit edhe në mjedise me lagështi të ulët dhe i lëshojnë ato kur ekspozohen ndaj nxehtësisë së butë, si drita e diellit.
Subscribe to:
Posts (Atom)



