Nga: Nora Simitçiu, Ekologe
Teksa stina e ngrohtë po shkon drejt përfundimit e po afron koha kur në vendin tonë fillojnë përgatitjet për sigurimin e ngrohjes për dimër, Kosova me shumë gjasë edhe këtë vit do të shkojë drejt stinës kur ajri do të shndërrohet në kërcënim për shëndetin publik Raporti i Progresit për Kosovën për periudhën 2020 kishte konfirmuar dështimin e autoriteteve për të miratuar dhe zbatuar masa që do të përmirësonin cilësinë e ajrit, veçanërisht kishte specifikuar se Strategjia e cilësisë së ajrit tërësisht nuk ishte zbatuar gjatë asaj periudhe. Tetori i këtij viti bashkë me stinën e ftohtë dhe me ndotjen e pakontrolluar do të sjellë edhe një raport të ri të këtij Komisioni.



