Njeriu ka disa mosha, sikurse janë mosha kalendarike apo
biologjike, mosha psikologjike, mosha funksionale dhe mosha sociale.
Është ajo moshë që nënkupton datën, muajin dhe vitin, pra datëlindjen. Ajo dëshmohet me kartë identiteti, pasaportë apo certifikatë lindjeje. Jo të gjithë njerëzit e dinë moshën e tyre kalendarike. Ka vende ku lindja nuk regjistrohet menjëherë. Diku edhe për shkak të luftës. Ajo moshë tregon kohëzgjatjen që ka kaluar njeriu që nga lindja dhe shërben si tregues i thjeshtë kohor për organizimin e proceseve shoqërore, që janë përcaktuar nga ligji, si për shembull hyrjen në shkollë, moshën madhore, bashkëshortësinë, moshën e pensionit etj. Nga pikëpamja gerontologjike, mosha kalendarike nuk është shumë domethënëse, sepse ka dallime të mëdha në mes njerëzve të së njëjtës moshë.
Çfarë është mosha biologjike, trupore?
Mplakja e qelizave (ndarja e qelizave bëhet më e ngadaltë dhe jo e plotë). Shih hipotezën e telomereve të plakjes! Mendohet se ato janë të përfshira në proceset biologjike që lidhen me plakjen e qelizave. 10-15 vjet jetë mund të fitohen nga lëvizja: aktivitete sportive dhe ushqimi i shëndetshëm. Gjenet, mënyra e jetesës dhe faktorët mjedisorë mund të ndikoinë që mosha biologjike të ngrihet lart ose të bie poshtë nga mosha kronologjike.
Cila është mosha psikologjike, shpirtërore?
Mosha psikologjike nuk varet nga mosha biologjike dhe kalendarike. Ajo tregon përjetimin vetjak të moshës dhe vetëvlerësimin. Shkurt e qartë, njeriu është aq i plak apo i ri, sa edhe ndihet. Ndjenja për atë moshë ndikohet nga sëmundjet kronike, stresi, nevoja që të tjerët ndiejnë për atë njeri, dijet e fituara nga përvoja, aftësia për të realizuar diçka, marrëdhëniet sociale, aftësia psikologjike për rezistuar diçka, lumturia në jetë dhe kuptimi.
Çfarë është mosha funksionale?
Mosha funksionale tregon se në çfarë shkalle mund të përmbushen detyrat në jetën e përditshme, të cilat varen nga aftësitë fizike dhe mendore: mëvetësia, kompetenca dhe kujtesa.
Çfarë është mosha sociale?
Si më sheh shteti mua, familja dhe rrethi im social. Koncepti social i moshës përfshin të gjitha aspektet e përmendura: moshën kalendarike, biologjike, funksionale dhe psikologjike. Është një koncept i moshës, që merret me ndryshimin e statusit, roleve dhe pozicioneve në lidhje me moshën e mesme, (nga 35 deri në 65 vj.)
Moshat e njeriut
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH 2002) njeh këto
kategori të moshave: kalimi në pleqëri: 60 deri në moshën 65 vjeçe, plak i ri:
60 deri në 74 vjet, në moshë të shtyrë dhe shumë të shtyrë: 75 deri në 89 vite,
në moshë shumë më shumë të shtyrë: 90 deri në 99 vite, jetëgjatë: 100 vjeç e më
shumë, klasifikime të tjera të zakonshme në shkencat sociale janë këto, mosha e
tretë: nga 60 deri në 80/85 vjet dhe mosha e katërt: nga 80/85 vjet.
Në moshën e tretë zakonisht kompetenca fizike dhe
psikologjike është e ruajtur në masë të madhe, një rritje e ndjeshme e
cenueshmërisë mund të vërehet në moshën e katërt (Kruse 2017, f.29). Në
veçanti, rritja e sëmundjeve degjenerative kronike, demencës, diabetit etj.,
tregon një rritje të multimorbiditetit në pleqëri. Kështu mosha e tretë lidhet
me shpresën, e katërta kryesisht me fjongon e zisë.
Paul Baltes e quan “paplotësi radikale biologjike”
faktin se përbërja jonë gjenetike nuk na përgatit për pleqërinë. “Unë e shoh
pleqërinë si aventurën e fundit në jetë. Të jesh në gjendje ta kalosh këtë
aventurë me dinjitet do të jetë një nga sfidat më të mëdha individuale dhe sociale
të shekullit të 21-të” thotë Schäfer.
Sipas Kruse, frika rritet me moshën: duke u refuzuar nga
njerëzit e tjerë dhe duke mos u respektuar si të tjerët, duke u përjashtuar nga hapësira publike dhe
bashkë me të dhe duke humbur gradualisht lidhjen me botën, që rrit më tej
cenueshmërinë e vetë.
Përndryshe, gjerontologjia merret me studimin e moshës së plakjes dhe proceseve të saj, si dhe me strategjitë për të përmirësuar shëndetin dhe cilësinë e jetës së personave të moshuar. Kjo fushë e studimit është shumë komplekse dhe përfshin shkencat e ndryshme si biologjinë, psikologjinë, sociologjinë dhe shëndetësinë publike.
Burimi: https://letersi-perkthime-artikuj.blogspot.com
No comments:
Post a Comment