Saturday, January 8, 2022

Mjedisi, Covid-19, Teknologjia, Kërcënimet globale... Cilat janë pritjet e njerëzve për vitin 2022?

Duke shënuar një vit tjetër të ndikuar nga Covid-19, njerëzit mezi presin atë që do të mbajë viti 2022, sipas një sondazhi të ri Global Advisor të Ipsos në 33 vende. Nga 9 pyetjet ku ka të dhëna mbi tendencat që nga viti 2020, 4 tregojnë ndryshime domethënëse, duke treguar një pikëpamje më optimiste të njerëzve për atë do të sjellë viti 2022. Megjithatë, vazhdojnë shqetësimet për mjedisin dhe rritjen e çmimeve. Dhe ndërsa shumica presin një nivel më të lartë të vaksinimit kundër Covid-19 në të gjithë botën, gjysma (47%) presin shfaqjen e një lloji të ri vdekjeprurës të koronavirusit.

Covid-19

Më shumë se gjysma e njerëzve (56%) besojnë se brenda vitit të ardhshëm më shumë se 80% e popullsisë së botës, do të marrë të paktën një dozë të një vaksine anti-Covid. Amerikano-latinët janë shumë optimistë, me shifra që shkojnë deri në 81% në Peru, 76 % në Brazil dhe 69% në Kili. Evropianët janë më skeptikë për shpërndarjen më të gjerë të vaksinave, ku shifrat bien në 42% në Francë, 38% në Zvicër dhe 33% në Gjermani.

Mjedisi

Shumica e njerëzve në mbarë botën besojnë se në vitin 2022 do të shohim më shumë pasoja të ndryshimeve klimatike, me 60% që thonë se ka të ngjarë që në vendin e tyre të ketë më shumë ngjarje ekstreme të motit në vitin 2022 sesa në vitin 2021. Ndërsa disa vende evropiane u goditën rëndë nga përmbytjet këtë vit, nuk është çudi që këto shifra rriten në 72% në Holandë, 69% në Britaninë e Madhe dhe 66% në Belgjikë.

45% e të anketuarve, presin të udhëtojnë më pak në avion sesa në vitin 2019. Ata në Azi janë më të sigurt se ka të ngjarë të jetë kështu, me 68% në Kinë, 67% në Singapor dhe 66% në Malajzi.

Ekonomia

Një shumicë e dukshme (75%) pret që çmimet në vendet e tyre të rriten më shpejt se sa të ardhurat. Ndërsa shumica e njerëzve në mbarë botën, mendojnë se kjo gjë ka të ngjarë të ndodhë, vetëm një e treta (33%) mendojnë kështu në Japoni (vend që ka vazhdimisht deflacion).

Vetëm një e treta (35%) ) në rang global, presin rrënimin e bursave në mbarë botën. Ndërkohë shumica kanë pritshmëri më të mëdha për stabilitetin e tregut të aksioneve në vitin 2022 sesa këtë vit, kur 40% thanë se tregjet kryesore të aksioneve në mbarë botën kishin të ngjarë të rrëzoheshin.

Shoqëria

71% e të pyeturve, parashikojnë se qendrat e qyteteve në vendet e tyre, do të bëhen sërish të tejpopulluara, pasi njerëzit do t’i rikthehen rregullisht punës në zyrë. 9 në 10 (87%) në Kinë, thonë se kjo gjë ka të ngjarë të ndodhë. Ndërkohë edhe njerëzit në Amerikën e Jugut kanë pritshmëri të ngjashme me 4 në 5 prej tyre (78%) në Argjentinë, Brazil dhe Kolumbi.

Në nivel global, rreth 3 në 10 njerëz (28%) thonë se ka të ngjarë që njerëzit në vendin e tyre, të jenë më tolerantë ndaj njëri-tjetrit. Kjo shifër është 60% në Indi, ndërsa vetëm 9% e francezëve, mendojnë se ka të ngjarë të ndodhë diçka e tillë.

Teknologjia

Mbi gjysma (57%) thonë se ka të ngjarë që shumë njerëz të jetojnë në një botë virtuale. Kjo shifër rritet në thuajse 8 në 10 njerëz (77%) në Turqi, por bie në 43% në Britaninë e Madhe, 36% në Arabinë Saudite dhe vetëm 18% në Japoni.

4 në 10 njerëz (38%), mendojnë se ka të ngjarë që qeveritë të vendosin rregulla strikte për kompanitë e mëdha të teknologjisë. Dhe nga Anketa jonë e Trendeve Globale 2021, ne e dimë se 83% e mendojnë se kompanitë e mediave sociale kanë aktualisht shumë pushtet.

Kërcënimet globale

4 në 10 njerëz, presin që një fatkeqësi natyrore të godasë një qytet të madh në vendin e tyre. Kjo rritet në 63% në SHBA, dhe 58% në Turqi. Ndërkohë, skandinavët janë më optimistë, dhe vetëm një pakicë pret që një fatkeqësi natyrore të godasë respektivisht Suedinë (24%) dhe Danimarkën (21%). 4 në 10 njerëz (38%), mendojnë se hakerat e komanduar nga një qeveri e huaj, mund të shkaktojnë një mbyllje globale të internetit.

Apokalipsi?

1 në 3 njerëz (34%) në nivel global, mendon se ka të ngjarë që të përdoren armët bërthamore në një konflikt diku në botë. Kjo shifër rritet në gjysmën (52%) e njerëzve në Turqi. Ndërkohë 1 në 7 njerëz në total (14%), pret që alienët ta vizitojnë tokën në vitin 202. Por si gjithmonë, janë indianët më të shumtët në numër, që presin vizitorë nga hapësira e jashtme.

Viti 2022

Shpresa është në ndjenjë e përjetshme e njerëzimit. 3/4 e njerëzve (77%) presin një vit më të mirë në 2022-in, duke filluar nga 54% e japonezëve, që thonë se janë optimistë se viti i ardhshëm do të jetë më i mirë për ta sesa ishte 2021-i.

Kështu mendojnë edhe 94% e kinezëve. Viti që po lëmë pas, dukej se ishte më i mirë se 2020-a për shumicën e vendeve. Si në shumicën e viteve, 3/4 e të anketuarve thonë se vitin e ardhshëm do të marrin disa vendime personale për të bërë disa gjëra specifike për veten apo të tjerët në vitin 2022.

Në përgjithësi ka më shumë optimizëm mbi ecurinë e ekonomisë globale. 3 në 5 njerëz në mbarë botën, bien dakord se ekonomia globale do të jetë më e fortë vitin e ardhshëm, krahasuar me vetëm 54% në vitin 2020.

No comments:

Post a Comment