Të dhënat e mbi 500 organizatave të cilat veprojnë
brenda Unionit për mbrojtjen e kopshteve botanike (BCGI), flasin se në botë
aktualisht ka 60.065 lloje pemësh, raporton Anadolu Agency (AA).
Studimi flet se nga shtetet me numrin më të madh të pemëve, kryeson Brazili, me gjithsej 8.715 lloje. Numri më i vogël i pemëve, duke përjashtuar zonat polare ku rritja e pemëve nuk është e mundur, është regjistruar në Amerikën e Veriut, që ndodhet në afërsi të Polit të Veriut.
Studimi i zbatuar ka ardhur në përfundim se 300
lloje kanë nga më pak se 50 trungje, që vë në rrezik ekzistencial këto lloje.
Pema e llojit ”Karomia gigas” e cila rritet në
Tanzani është pranë zhdukjes së plotë, meqë disa muaj më parë ishin regjistruar
vetëm gjashtë pemë.
Rezultatet e studimit janë publikuar në magazinën
“Journal of Sustainable Forestry”, dhe të njëjtat do të duhet të shërbejnë si
vegël për identifikimin e llojeve të rrezikuara, në mënyrë që ato të mbrohen
para se të zhduken tërësisht.
No comments:
Post a Comment